Meta: Të lexohen me përgjegjshmëri rekomandimet e Venecias për reformën në Drejtësi

Kreu i Kuvendit Ilir Meta bëri të ditur edhe njëherë qëndrimin e forcës politike që drejton, LSI-së për reformën në drejtësi. Sipas tij, LSI do japë kontributin e saj maksimal nuk çedon në këtë drejtim, ndërsa kërkon respektimin e standardeve dhe rekomandimeve të Venecias, si dhe leximin e tyre me racionalitet dhe përgjegjshmëri.

“Të gjithë kanë shprehur mendimet e tyre. në këtë kuadër jam i bindur që të gjithë duhet të punojnë për ta përfunduar me sukses miratimin e paketës kushtetuese për reformën e drejtësisë. Baza e konsensusit është shumë e gjerë, buron nga vullneti i më shumë se 90% e shqiptarëve për të shkundur sistemin e drejtësisë përmes një reforme të thellë. Të gjithë vlerësojnë raportin e Venecias si bazë referimi dhe çertifikimit të standardeve më të mira evropiane. Duhet më shumë vullnet për të qenë më racional, të bëjmë një interpretim objektiv të rekomandimeve të Venecias, kemi ende kohë, besoj se vullneti është i plotë për ta përmbushur këtë”,- tha Meta.

Meta tha se deri më tani ka 90% konsensus për këtë reformë, si dhe la të hapur mundësinë e një takimi mes tij Ramës e Bashës për dakordësi të plotë për këtë reformë.

Në lidhje me kushtet e PD, Meta shtoi: “Nuk janë 11 kushte, kemi të bëjmë me 10 çështje që PD synon që të zgjidhen apo diskutohen sipas këndvështrimit që ajo ka. Do të thotë se me më shumë durim dhe vullnet është tërësisht e mundur që reforma të përmbyllet pasi për çdo çështje kemi një rekomandim të Venecias, për çdo çështje që ndajnë lexime të ndryshme. Për ata që prisnin të përfundonte reforma dje, ne dimë që ka qënë mbledhja e parë pas ardhjes së opinionit përfundimtar të Venecias. Për ‘90 të paketës së reformës ka një dakordësim, kanë mbetur disa çështje që duhen lexuar me objektivitet funksional. Përgjegjësia për ta sjellë reformën në Kuvend është e komisionit të reformës”,- tha Meta.

Më tej kreu i LSI-së shtoi se: “Qëndrimi i LSI është që kjo reformë duhet të përmbyllet sa më shpejt duke respektuar rekomandimet dhe standardet e Venecias, të ketë m vullneti për të lexuar me racionalitet dhe pëgjegjshmëri rekomandimet e Venecias. Nuk përjashtojmë asnjë mundësi që ndihmon për të forcuar klimën e mirëbesimit që formëson vullnetin për ta mbyllur këtë reformë sa më parë. Natyrisht mund të kërkojmë dhe ndihmën e misionit EURALIUS apo edhe të OPDAT. I kemi të gjitha mundësitë për të arritur konsensus. LSI është e hapur për të dhënë kontributin e saj në përmbylljen sa më shpejt të këtij procesi. LSI nuk çedon në këtë reformë, ajo duhet bërë sepse nuk ka alternativë tjetër përveç realizimit të saj”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *