Meta takim me Haradinaj, diskutojnë për zgjidhjen e krizës politike

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka drekuar me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj ku kanë biseduar për situatën kritike që ndodhen dy vendet.

Kjo nuk është hera e parë që Meta takon liderët kryesorë politikë kosovar. Më herët, kryetari i LSI-së, kishte qëndruar edhe në Prishtinë, në një përpjekje për t’i afruar qëndrimet antagoniste të forcave politike kosovare.

Express, përmes burimeve të saja, mëson se gjatë drekës aty është biseduar për situatën më të fundit në vend, por dhe opsionet për të dalë nga kriza.

Meta ka raporte shumë të mira edhe me homologun e tij në Kosovë, Kadri Veseli.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *