Meta në Itali kërkon njohjen e sigurimeve shoqërore për emigrantët shqiptarë

Meta në Itali kërkon njohjen e sigurimeve shoqërore për emigrantët shqiptarë

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në vijim të vizitës zyrtare në Itali u takua edhe me Kryetarin e Grupit parlamentar italian të Miqësisë me Shqipërinë, senatorin Salvatore Margiotta dhe anëtarë të këtij grupi.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vyer që Italia dhe Parlamenti italian i kanë dhënë procesit të integrimit evropian, si dhe shprehu besimin se Grupi parlamentar italian i Miqësisë me Shqipërinë do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë fazë për të mbështetur vendimarrjen për hapjen e negociatave të aderimit për në Bashkimin Evropian.

Presidenti Meta e Senatori Margiotta theksuan rëndësinë që parlamentet e të dy vendeve, me iniciativë të Grupeve parlamentare të Miqësisë, të hartojnë një agjendë të përbashkët pune e aktivitetesh në funksion të nxitjes së mëtejshme, jo vetëm të bashkëpunimit parlamentar edhe të ndërmarrjes së nismave parlametare, por edhe të lehtësimimt të kontakteve mes njerëzve të fushave të ndryshme; kulturës, artit, biznesit.

Presidenti Meta theksoi nevojën e arritjes së një marrëveshjeje dypalëshe që do të mund të adresojë sigurimet shoqërore dhe vlerësojë kontributet individuale në këtë drejtim.

Ai nënvizoi çështjen e integrimit dhe të gjithëpërfshirjes së drejtë të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali dhe familjarëve të tyre, kontributin e tyre në ekonominë italiane dhe rëndësinë e mbështetjes së promovimit të komunitetit arbëresh si një urë e fortë e miqësisë mes dy vendeve.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *