Meta i shmanget provokimit të Taulant Ballës në Kongres

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në fjalën e mbajtur në kongresin e PS-së zgjodhi të mbajnte një fjalim kortezie ndërsa iu shmang edhe provokimit të bërë nga deputeti Balla.

Në fjalën e tij Balla ndërsa ftoi aleatin e PS-së Metën të mbante fjalën uroi që ai do të vazhdonte të ishte gjithmonë aleat me PS-në.

Por Meta në fjalën e tij, as që e preku këtë temë. Ai më shumë vuri theksin tek rëndësia që ka miratimi i reformës në Drejtësi dhe reformës Zgjedhore.

“Regjia më perfekte do të ishte që në vendin tim fjalën ta merrte Xhani De Biazi për meritën që ka siç është kualifikimi i Shqipërisë në Europian.

Tre vjet më parë realizuam krijimin e Aleancës Europiane. Në tre vjet kjo aleancë ka arritur fitore mjaft bindëse në zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet vendore dhe kemi vërtetuar se kur e majta është e bashkuar fiton. Por fitorja nuk është qëllim në vetvete, por sot kemi arsye të jemi krenar sot për mjaft arritje të shënuara gjatë këtyre tre viteve që kanë bërë të mundur që vendi të pësojë ndryshime të rëndësishme. Vendi shpëtoi nga një kolaps ekonomik dhe të eci në rrugën e rritjes ekonomike. Këto reforma u ndërmorën në kushte të vështira, si reforma e energjisë, sigurisë, shërbimeve publike në administratën publike, reforma që bënë të mundur që vendi të fitonte statusin e vendit kandidat në BE.

Sot jemi në një moment kyç siç është reforma në drejtësi, që është mjaft e rëndësishme. Miratimi i kësaj reforme është një mesazh i rëndësishëm për të gjithë partnerët tanë.

Edhe reforma zgjedhore duhet jetë me cilësore në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë me standarde të larta evropiane”, tha Meta.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *