Meta darkon me Idrizin, Basha me Behxhet Pacollin

Ilir Meta ka darkuar mbrëmë me kreun e PDIU­-së, Shpëtim Idrizin ndërsa i pranishëm ishte edhe ish drejtori i Juventusit Luciano Moggi.

I pranishëm në darkën e shtruar në restorant Prestige në kryeqytet ka qenë edhe Irfan Hysenbelliu si dhe kreu i grupit parlamentar të LSIsë, Petrit Vasili.

Darka është shtruar nga zoti Hysenbelliu, i cili ka krijuar prej disa muajsh një partneritet me Moggi­n.

Ish drejtori i Juventusit ka pasur takime të tjera në të shkuarën me Hysenbelliun.

Ndërkaq kreu i PD-së i ndodhur në Kosovë për një vizitë zyrtare ka qenë për një vizitë edhe në shtëpinë e Behgjet Pacollit. Në profilin e këtij të fundit në Instagram, Basha dhe Pacolli duken duke trokitur gotat ndërsa nuk është e qartë nëse kreu i opozitës ka qenë i ftuar për drekë apo për darkë.

meta2

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *