Mesila Doda shpërthen kundër PS-së: Kemi 124 trafikantë dhe i kemi dhënë 1 muaj leje!!

Mesila Doda shpërthen kundër PS-së: Kemi 124 trafikantë dhe i kemi dhënë 1 muaj leje!!

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda në një status në “Facebook” ka komentuar deklaratën e Antimafies italiane mbi luftën ndaj krimit dhe trafikantëve të drogës shqiptare.

Doda shkruan se kodi i heshtjes duhet të thyhet dhe në Shqipëri dhe nuk duhet pritur shtatori.

“Antimafia italiane jep sinjalin e forte kunder krimit dhe droges shqiptare. 192 trupa speciale, perfshire pol gjyqesore financiare etj.. do instalohen ne Foggia dhe do hetojne trafiqet me Shqiperine.

Ne Shqiperi duket se jetojme ne nje planet tjeter ku secili ben sikur nuk sheh e nuk degjon, sepse kodi i heshtjes e famshmja Omertà e mafias, eshte me sa duket mundesia e vetme e jeteses dhe mbijeteses.

Une nuk di asnje vend qe te jete zhvilluar e begatuar duke lejuar trafiqe e krim, por me sa duket ne e paskemi lehtesisht te pranueshme bashkejetesen me te keqen. Nese mendojme qe nga krimi dhe droga do na shpetojne te huajt e kemi gabim. Ne vete duhet te rrisim nje kulture tjeter mospranimi dhe divorci me te keqen e me krimin, qofte ai edhe me mbrojtje politike.

P.S ne nderkohe ne i dime qe kemi 124 trafikante grosiste dhe i kemi dhene dhe 1 muaj leje.. ta shifni ça do ju bejme ne shtator…”, shkruan Doda.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *