Mediu: Shqiptarët nuk jetojnë dot më në këtë vend. Rama bën monologje

Mediu: Shqiptarët nuk jetojnë dot më në këtë vend. Rama bën monologje

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Mediu tha se ky është Parlamenti i monologut të kryeministrit, ndërsa qytetarët sot nuk jetojnë dot më në të vend. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i PR, Fatmir Mediu, sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se shkatërroi Kushtetutën me një djallëzi diabolike dhe ndërtoi një sistem të korruptuar. “Me një djallëzi diabolike, Rama shkatërroi Kushtetutën. Ndërtoi një sistem të korruptuar. Shqipëria ka nevojë për drejtësi të pavarur. Rama deklaroi dje se do të bënte vetingun. Pyetja është: Ç’lidhje ka qeveria me vetingun?

Parlamenti është shndërruar në një institucion të pavlerë. Është parlamenti i monologut të kryeministrit. Ne sot nuk kemi demokraci parlamentare dhe as kushtetuese, por shtet që shkatërron çdo ditë të drejtat. Pasojat do jenë të dukshme, do ketë rrjedhje të korrupsionit. Do rriten sërish taksat. Por edhe shteti kthehet në një lloj bande, nëse fut duart në xhepat e qytetarëve. Do ndeshim një fenomen të ri të një eksodi, që do ketë pasoja të rënda në ekonominë shqiptare”, tha kreu i PR, Fatmir Mediu. Kreu i PR, Mediu, tha se kjo qeveri doli nga blerja e votave, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtën të flasin vetë.

“Janë qytetarët që e organizojnë qeverinë dhe kjo e fundit duhet të qeverisë në interes të tyre. Kjo është një qeveri që doli nga blerja e votave, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtën të flasin vetë. Një qeveri që iu ka mohuar shqiptarëve mundësinë të votojnë të lirë. Një qeveri që ka larguar pjesën më aktive të shqiptarëve. Kështu, kjo qeveri iu ka mohuar shqiptarëve të drejtën themelore, mundësinë për të ndërtuar jetën në atdheun e tyre”, tha republikani Fatmir Mediu.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *