Mediu: E djathta duhet të jetë organizim federativ, partitë të marrin pjesë në vendimmarrje

Mediu: E djathta duhet të jetë organizim federativ, partitë të marrin pjesë në vendimmarrje

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, sugjeron që e djathta shqiptare të jetë një organizim federativ, ku partitë e saj të marrin pjesë në vendimmarrje. Në një kohë kur PD nuk është në ditët e saj më të mira, Mediu bën thirrje për bashkimin e së djathtës. “E djathta duhet të jetë një strukturë politike dhe organizative vendimmarrëse ndoshta, në një organizim federativ ku gjithë faktorët e saj të jenë pjesë e gjykimit dhe vendimmarrjes”, thotë Mediu në Facebook.

Ai numëron partitë që duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes. “Sot bëhen votimet në PD. Pa dashur të hyj në polemikat e PD-së, por dhe si aleat i Partisë Demokratike do uroja që PD të jetë sa më e fortë dhe e bashkuar. Jo vetëm procesi i Bashkimit dhe forcimit të PD si forca kryesore e opozitës, por dhe riorganizimi i të djathtës është vendimtar. Partitë tradicionale si Legaliteti dhe Balli Kombëtar (të dy partitë) duhet të jenë pjesë e rëndësishme e këtij riorganizimi. Të përndjekurit politik dhe pronarët janë jo vetëm historia e të djathtës për të cilët duhet të krenohemi të gjithë, por dhe një forcë e jashtëzakonshme politike dhe elektorale injorimi i të cilëve ka sjellë pasoja të mëdha në peshën politike të së djathtës.

Marrëdhënia me ta duhet të ridimensionohet dhe ata duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe konkurrimit elektoral”, shprehet Mediu. Ndërkaq, Mediu ka sulmuar kryeministrin Rama. “Rama po shkatërron çdo vlerë pozitive të shoqërisë sonë duke tentuar që korrupsionin e qeverisë dhe të majtës ta kthejë në një korrupsion të pranueshëm të shoqërisë. E djathta duhet të jetë një strukturë politike dhe organizative vendimmarrëse ndoshta në një organizim federativ, ku gjithë faktorët e saj të jenë pjesë e gjykimit dhe vendimmarrjes. E djathta është një mozaik vlerash që bazohet tek Liria dhe besimi, në luftë me pushtetin që kufizon lirinë dhe vendimmarrjen tonë”, thotë Mediu.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *