Mblidhen bashkë 6 ambasadorët amerikanë në Shqipëri

Së fundmi, palët në Shqipëri vendosën t’ia lënë reformën në drejtësi atij, ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Jo vetëm politikanët, por edhe opinioni publik në Shqipëri i ka shpresat tek ai.

Shpesh ndodh që dëgjojmë të thuhet se ambasadorët amerikanë janë njerëzit më me ndikim në vend.

Ndoshta po, ndoshta jo, por kjo është një foto e rrallë.

Bashkë janë bërë të gjithë diplomatët amerikanë në Shqipëri.

Fotoja është postuar nga ambasada amerikane me këtë diçiturë: “Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli Faber me Ambasadorin Amerikan në Shqipëri Donald Lu, dhe 5 ish Ambasadorët amerikanë John L Ëithers II, Ëilliam E. Ryerson, Alexander A. Arvizu, Marisa R. Lino, dhe Marcie B. Ries. Sot, më 15 mars, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria festojnë 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve të tyre diplomatike”.

Një pyetje lind: A mund të kishin bërë më shumë për demokracinë shqiptare në një bilanc prej 25 vitesh?

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *