Mazhoranca miraton taksat vendore, PD: Do bojkotojmë Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot vendimin për taksat vendore vetëm me votat e mazhorancës. Ky veprmi ka shkaktuar një irritim tek këshilltarët e PD dhe përfaqësues të biznesit, të cilët gjatë mbledhjes së këshillit kanë tentuar të futen brenda bashkisë, por nuk janë lejuar.

Sipas përfaqësuesit të PD në Këshill, Leonard Olli, këshilltarët e djathtë do rishikojnë marrëdhënien e tyre me këshillin, duke paralajmëruar bojkot dhe bllokim të mbledhjeve të tij.

“Jemi në kushtet e një paligjshmërie absolute, do rishikojmë seriozisht marrëdhëniet tona me këshillin bashkiak, s’do lejojmë të nëpërkëmbemi si përfaqësues të popullit”,- tha Olli.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *