Masakra në Bruksel, Deputetja e PD citon vargje nga Kurani

Deputeteja e Partisë Demokratike Arbjola Halimi ka bërë dy statuse në profilin e saj në Facebook gjatë ditës së djeshme kushtuar tragjedisë së ndodhur në Bruksel.

E veçanta qëndron në faktin se politikania i ka bërë statuset duke cituar disa vargje apo ajete të Kuranit, duke shfaqur kështu edhe përkatësinë e saj fetare.

Në statusin e saj të parë Arbjola Halimi, citon:

Zoti i tha Pejkamberit: -Ti je vetem perkujtues.

Nese dikush vret e pergjak nuk eshte prej besimtareve dhe pa dyshim qe nuk e njeh as Kuranin.

Lutemi dhe lutuni per te gjitha viktimat e terrorizmit.

Te Belgjikes. Te Turqise. Te Frances. Te Sirise. Etj. Etj.

Lutemi qe Bota te shpetoje nga Satanizmi psikik e shpirteror.

Lutemi qe te mbizoteroje Paqa dhe Besimi. Amin

Ajo vijoi edhe me një status të dytë si më poshtë:

Ka disa njerez qe thone:’Ne i kemi besuar Allahut dhe jetes tjeter, po ne realitet ata nuk jane besimtare(8). Ne zemrat e tyre kane semundje, e Allahu u shton semundje dhe me shume, e per shkak se ata pergenjeshtruan, pesojne denim te dhembshem(10).

E kur atyre u thuhet:’Mos prishni rendin ne toke’! Ata thone: ‘Ne jemi vetem permiresues’ (11)

Vini re, ata ne te vertete jane shkaterruesit, por nuk e kuptojne(12).

Dhe kur morem zotimin tuaj qe te mos derdhni gjakun tuaj, te mos deboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj deshmojeni (84). Pastaj qe, ju jeni ata qe mbytni njeri-tjetrin, i deboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkepunuar kunder tyre si eshte mekat e padrejte.(85)

E ka disa prej tyre qe jane analfabete, nuk e kuptojne librin, por jetojne vetem ne shpresa, duke mos qene te sigurte(78)

(El BEKARE. Ajetet 8, 10, 11, 12, 84, 85, 78. KURANI).

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *