MARRËVESHJA DETARE/ Mbyllet raundi i tretë i bisedimeve, MPEJ nuk tregon rezultatin

MARRËVESHJA DETARE/ Mbyllet raundi i tretë i bisedimeve, MPEJ nuk tregon rezultatin

Ministrja e Jashtme e Ditmir Bushatit jep informacion për raundin e tretë të bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministria e Jashtme njofton se u mbyll dje më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese. Grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve”, thuhet në njoftimin e MPEJ.