Manjani kërcënon gjyqtarët: Po punojnë si për ditën e fundit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar ashpër gjyqtarët në fjalën e mbajtur ditën e sotme në Konferencën Gjyqësore, ku do të zgjidhen dy anëtarë të KLD-­së.

Pasi garantoi se reforma në drejtësi do të kryet, Manjani foli ashpër para gjyqtarëve, duke thënë se disa prej tyre “po punojnë si për ditën e fundit”.

“Ka një pjesë të gjyqtarëve që po punojnë si për ditë të fundit. Kjo nuk është normale dhe këta që punojnë si për ditë të fundit do të jenë të parët që do të preken nga reforma në drejtësi”, tha Manjani.

Manjani u shpreh se shumë gjyqtarë marrin vendime arbitrare dhe nuk publikojnë argumentimin për vendimin e marrë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *