Manjani ironizon Veliajn: Talent, jo shaka!

Manjani ironizon Veliajn: Talent, jo shaka!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar kryebashkiun e Tiranës Erion Veliaj, duk e quajtur ‘talent politik’.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Manjani ka përdorur formën ironike, ku shpjegon se pse Veliaj është një talent politik.

Ja postimi i Manjanit:

Talent, jo shaka!

Më shani mua kur them se Erion Veliaj është “talent politik”!

Shiheni me vemendje:

1. E gjuajnë me vezë, por ai e shet si “mengjes pune” me omëletë me kundërshtarët politikë. Madje kjo quhet Konsensus!

2. Aktorët përmendin kolegët e tyre që vdiqën nga kanceri, Ai bën fajtorë godinën e Teatrit si “shkak i kancerit”.

3. Ulet në bisedime por në media jepen vetëm folësit “objektivë”, dmth në favor të prishjes së Teatrit.

4. Tezën që Teatri Kombëtar është pjesë e trashëgimisë kulturore, e dhjet dhe e pshurr që të duket gjithnjë e më e shpifur

5. Argumentit se nuk falet toka publike tek privati, i përgjigjet si punonjës firme private ndërtimi.

6. Kur i thuhet, po mire bëje kontratën me ndërtuesin, këtu futet të sqetulla e Edvinit. Ky i fundit ka mësuar nga Erdogani që emrat e përveçëm futen në ligj dhe ska më paligjshmëri sepse ata janë vetë ligji!

7. Teatri bën fiks 30 milionë Euro!! Kur i thuhet se nuk bën aq, por 10 Milionë, thotë nuk jam ekspert!

8. Së fundi Teatrit i janë dobësuar telat e korentit. Pikërisht për këtë duhet shembur e gjithë godina!

Talent apo jo?! Ki inatin, por jepi hakun!

Ndaj haku është ti jepet PS-ja dhe jo më bashkia!

Po vijoi kështu do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave…

Dhe këto vendime do jenë “ popullore”!