Malltezi: Ndërtimet te Liqeni të jashtëligjshme, qytetarët të pyeten me referendum‏

Qindra qytetarë kanë protestuar sot te Parkut i Liqenit në Tiranë kundër prerjes së pemëve, betonizimit dhe ndërtimit pa ligj brenda tij. Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi tha se rezistenca ndaj këtyre punimeve antiligjore do të vijojë derisa të pyeten qytetarët për këtë krim mjedisor që po i bëhet Tiranës.

“Janë në dhunim të ligjit sepse ligji kërkon leje mjedisore para se të fillojnë punimet. Po bëhet një punë që normalisht nuk duhej bërë. Këtu me ne janë shumë pedagogë të universitetit dhe studentëve u themi se para se të marrësh një leje ndërtimi duhet të kesh një plan, dhe këtu nuk ke plan. Studentëve u themi se duhet të kesh një leje mjedisi dhe këtu nuk ke leje mjedisi. Studentëve u themi se para se të presësh një pemë duhet të kesh një vlerësim të ndikimit të mjedisit që këtu nuk e ke.

Duhet të jetë një proces vendimmarrës me publikun por këtu nuk ke asnjë pjesëmarrje të publikut. Jemi në dhunim të paktën 4 ligjeve. Për hir te vjedhjes së 700 milionë lekëve po vazhdohet me këto punime. As tenderi nuk duhej të zhvillohej para se të miratohej plani, para se të miratohej leja mjedisore dhe ajo e ndërtimit. Ndaj dhe policët këtu janë në shkelje të ligjit dhe jo në mbrojte të tij. Kjo çështje është në KQZ për ta shqyrtuar për referendum.

Nesër KQZ do marrë vendim për 3 referendumet vendore që kemi kërkuar dhe shpresojmë të na jepet e drejta të mbledhim firma. Kjo është një çështje komunitare dhe jo politike dhe këtu pres të vijnë edhe persona që votojnë PS. Janë mushkëritë tona dhe të fëmijëve tanë. Nuk është më një çështje politike”, tha Malltezi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *