Majko krahason Ramën me Enverin: Kemi vuajtur nga një i gjatë që vjen nga Franca

Në mbledhjen e të rinjve socialist ku kryeministri Rama tha se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij procesi duhet të përballen fillimisht me një juri që është e pakorruptuar dhe në krye të saj qëndron Pandeli Majko.

Por kur Rama tha se do të provojë vetë njëherë nëse mund të bëhet pjesë e socialistëve të rinj duke u përballur me këtë juri, mori një thumb nga Pandeli Majko

“Që tani e kemi ndarë hesapin, i gjatë e që vjen nga Franca, e ka studiuar në Francë, ta harrojë, nuk duhet të shkelë përballë nesh, kemi vuajtur shumë nga këto dy karakteristika si parti”.

Batutat e plota:

Edi Rama: Të rinjtë pa asnjë limit dhe pa asnjë diskriminim mund të regjistrohen në këto audicione. Juria jonë jo rastësisht përfshin një njeri me figurë të padiskutueshme në politikën shqiptare të këtyre 20 e kurus viteve, edhe një politikane të re si Elisa, por edhe dy të tjerë që nuk janë në fushën e politikës, por janë qytetarë aktivë, Arlinda nga bota e letrave dhe Gazi nga bota e gallatës. Jam shumë i intriguar nga kjo eksperiencë e re. Gjithsecili do hyjë në konkurs me këtë siguri: kjo juri është e pakorruptueshme. Kjo juri nuk korruptohet as nga tarafet, as nga kushërinjtë, as nga të njohurit, dhe jo e jo me ato mënyrat e tjera se si korruptohen ndonjëherë juritë në këtë vend.

Pandeli Majko: Zoti Rama prit pak, nga e nxorët konkluzionin që jemi të pakorruptuar?

Edi Rama: E kam nga eksperienca që nuk të kam korruptuar asnjëherë. Nëse më lejohet do kisha shumë dëshirë që në audicionin e parë të bëja edhe unë një provë, nëse jam apo nuk jam mes liderëve të rinj.

Gaz Paja: Ky djali për mua nuk kalon.

Pandeli Majko: Që tani e kemi ndarë hesapin, i gjatë e që vjen nga Franca, e ka studiuar në Francë, ta harrojë, nuk duhet të shkelë përballë nesh, kemi vuajtur shumë nga këto dy karakteristika si parti.

Një ditë pas Kongresit, që nuk kaloi pa debate, Partia Socialiste nis fushatën e anëtarësimeve të reja në organizatën rinore të saj, FRESSH.

Nisma u prezantua nga kryeministri Edi Rama.

Juria që do të vlerësojë pjesëmarrësit përbëhet nga Elisa Spiropali, Pandeli Majko dhe dy emra surprizë; Gazmend Paja dhe Arlinda Dudaj.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *