Kuvendi dërgon në Kushtetuese mandatin e Kokëdhimës me 106 vota pro

Me 106 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi ka dërguar mandatit e Koço Kokëdhimës në Gjykatën Kushtetuese.
Opozita e akuzon Kokëdhimën se ka përfituar fonde publike.

“Unë kam bërë biznes të ligjshëm në qeveritë tuaja, mua më keni pasur opozitar gjithë kohës, kam krijuar shtyp opozitar për Saliun se i ka bërë gjithë këto mëkate këtij vendi dhe këtij populli”,- tha Kokëdhima.

Disa muaj më parë Kuvendi e rrëzoi kërkesën e opozitës për mandatin e Kokëdhimës, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin e marrë nga mazhoranca, duke i dhënë të drejtë PD-së.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *