Kush është kryebashkiaku me rrogën më të lartë. Ja kush ia kalon Veliajt

Kush është kryebashkiaku me rrogën më të lartë. Ja kush ia kalon Veliajt

Fatos Tushe dhe Erion Veliaj kryesojnë listën e kryebashkiakëve për të ardhurat që sigurojnë nga pozicioni i tyre. Kështu Tushe, kryebashkiaku i Lushnjes, përgjatë një viti nga pagat dhe shpërblimet ka siguruar 1.7 milionë lekë, ndërsa Veliaj në po të njëjtin vit ka përfituar 1.555 milionë lekë.

Portali Open Data Albania ka renditur kryebashkiakët që kanë fituar një mandat drejtues për periudhën 2015-2019, sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2016.

Analiza përkon vetëm me të ardhura të gjeneruara gjatë 12 muajve të vitit 2016 dhe të deklaruara pranë Inspektoratit përkatës.

Kryebashkiakët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit.

Kryetarët e Bashkiveduhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit.

Deklarimi bëhet brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës, për ti lënë më pas vend depozitimit dhe verifikimit nga inspektorët e ILKDPKI.

Sipas të dhënave, rezulton se më shumë gjatë vitit 2016 është paguar kryebashkiaku socialist i Lushnjes, Fatos Tushe.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone