Ku dhemb dhëmbi shkon gjuha. Rama sërish mendjen tek Vangjel Dule

Duket se ndarja me Vangjel Dulen, Rama nuk e ka kaluar lehtë. Në seancë e fundit plenare, Rama e ftoi Dulen që ti bashkohet sërish PS, pasi sipas tij, ai aty e ka vendin.

Edhe sot, në ndarjen e kartave të reja të anëtarësisë, kryeministri Rama i lëshoi një mesazh kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Këto komente Rama i bëri gjatë anëtarësimit në PS të një djali që kishte vetëm 6 vjet që ishte kthyer nga emigracioni në Greqi.

“Vasilika është edhe pak minoritare, mund të flisni edhe në Greqisht që ta kuptojë edhe Vangjel Dule që e ka vendin këtu në PS”,- tha Rama.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *