Kreshnik Spahiu reagon për draftin e ri të qeverisë: Ja pse Rama kërkon të mbyllë portalet

Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili ka ndjekur debatin për ligjin për mediat online, ka ndërhyrë nëpërmjet një mesazhi.

Spahiu shkruan: “Edi Rama prodhoi modelin e analizave online në fb dhe tëiter. Edi Rama nuk u censurua nga qeveria Berisha. Edi Rama sot kontrollon çdo tv dhe gazetë, por nuk kontrollon median online. Tre modele ka kopjuar Milena: Erdogan, Kim Jong, Ifanin.

Më tej Spahiu shkruan:

“Asnjë portal online s’mund të kufizohet në hapësirë. Ligji shqiptar kërkon të frenojë çdo zë opozitar. Portali nuk është fenomen me negativ se Portokallia apo Fiks Fare. Nëse Bleona Qerreti ishte pa veshmbathje nuk eshte turp i portalit, por i fenomenit.”

Sipas drejtuesit të AK-së: “Edi Rama ka kopjuar Erdogan që të mbyllë internetin, facebook dhe çdo portal kundra, por çfarë do bëj me portalet që janë regjistruar në SHBA, Itali, Angli. Milena të tërhiqet, sepse kjo luftë po bëhet, sepse OSBE publikoi në raportin e mafies shqiptare që Edi Rama pastron 200 milionë euro ne SHBA dhe kjo u publikua nga portalet online. Mbyllja e mediave online eshte fundi i një pushteti”, përfundon Spahiu.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *