KQZ vendos sot për referendumet e kërkuara nga PD kundër Veliajt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë sot tre kërkesat e Partisë Demokratike per referendume vendore, që lidhen me vendimet e Bashkise së Tiranes për parkimin nëntokësor tek Parku Rinia, ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe administrative në te dy anët e Korpusit të Universitetit Politeknik dhe ndërtimin e kompleksit të lojrave mbi sipërfaqe betoni në zemër të parkut të Liqenit.

Në kërkesat e saj PD pretendon se këto vendime, të marra keshilli bashkiak i Tiranës, cënojnë rëndë zonat e ndjeshme mjedisore. Për këto projekte, të kryera pa transparencë, duhet të shprehen qytetarët e Tiranës përmes referendumit.

Në mbledhjen e sotme KQZ pritet të vendosë për miratimin ose jo të fletës-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendumin vendor për çështjen e qeverisjes vendore së Bashkisë Tiranë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *