Kotzias do marrëveshje edhe pa BE: Ne nuk jemi si Gjermania, Franca e Holanda

Kotzias do marrëveshje edhe pa BE: Ne nuk jemi si Gjermania, Franca e Holanda

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka deklaruar se vendi i tij do të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’u afruar me Bashkimin Europian, pavarësisht se disa vende nuk janë dakord.

‘Ne nuk jemi si Holanda, Danimarka, Gjermania apo Franca’, mësohet të jetë shprehur ai në një deklaratë publike në Rodos ku dhe ka folur për bisedimet që ka pasur me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sipas ministrit grek, pozicioni i vendit që ai përfaqëson është e ndryshme nga ajo e disa vendeve të tjera të cilat kanë shprehur mosmiratim për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ai ka shprehur publikisht mbështetjen që do na japë shteti grek për të çelur negociatat me BE-në dhe hapat e mëtejshme për t’ju bashkëngjitur këtij Unioni.

Gjithashtu Kotzias ka folur dhe për marrëveshjen e pritshme mes Shqipërisë dhe Greqisë ku përfshihen çështje të nxehta si ligji i luftës, zona ekonomike ekskluzive:

‘Unë nuk do të shkoj me pushime pa zgjidhur këto çështje me Shqipërinë’, është shprehur ai duke nënkuptuar që nënshkrimi nga palët do të jetë shumë afër.