Komisioni i Garancive rrëzon Blushin, Kongresi vendos mbi zgjedhjen e kryetarit

Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste rrëzon pretendimet e Ben Blushit dhe një grupi deputetësh mbështetës të tij që kërkojnë kryerjen e zgjedhjeve për kryetar sipas parimit “një anëtar, një votë”.

Komisioni përmes një dokumenti prej 11 faqe vlerëson se mënyra e zgjedhjes së kryetarit vendoset nga Kongresi që do të mbahet në 19 mars.

“Kongresi Zgjedhor i thirrur, mund të ndryshojë rendin e ditës së mbledhjes së tij me shumicë votash, si dhe ka të gjitha kompetencat dhe tagrin për të realizuar çdo ndryshim të statutit, përfshirë mënyrën dhe procedurat e zgjedhjes së organeve qendrore, nëpërmjet zgjedhjes sipas parimit ‘një anëtar një votë’ apo sipas parimit të zgjedhjes nga organet përfaqësuese. Mënyra e zgjedhjes së Kryetarit të PS-së është atribut dhe kompetencë e Kongresit të Partisë, nga ku burojnë edhe Statuti dhe Programi”, thuhet në raportin e këtij Komisioni që mban firmën e kryetarit Alket Hyseni”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *