Komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle vjen nesër në Tiranë

Komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle vjen nesër në Tiranë

Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle vjen nesër në Tiranë në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mbi prioritetet kyçe për Shqipërinë. Dialogu nisi vitin e kaluar për të konfirmuar përkushtimin e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë, në procesin e integrimit të saj. Dialogu do zhvillohet në prani të anëtarëve të qeverisë dhe përfaqësuesve të opozitës.

Komisioneri Fyle do zhvillojë takim dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa më vonë pritet dhe konferencë shtypi. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i KE, Peter Stano. Një ditë më parë Komisioni Europian njoftoi se raporti për statusin e Shqipërisë nuk do të publikohet në datën 3 qershor. Zëdhënësi i komisionerit për zgjerimin, Peter Stano, tha se “raporti është në procedurën e miratimit dhe pasi të jetë miratuar në fund të kësaj jave, do të njoftojmë lidhur me konkluzionet kryesore të tij”.

Stano theksoi se raporti do të shërbejë si bazë për diskutimet e vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Europian më vonë gjatë këtij muaji, kur ata do të vendosin për statusin e vendit kandidat. Zyrtari evropian njofton ndër të tjera se nuk bëhet fjalë për një raport-progresi, por për një raport që vendet e Bashkimit Europian ia kanë kërkuar Komisionit Europian, ku të përmblidhen përpjekjet e qeverisë shqiptare, progresi i arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ecuria në reformën gjyqësore.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *