Komisioneri i BE-së për Emigracionin, sot në Tiranë për sigurinë dhe refugjatët

Komisioneri për Emigracionin, çështjet e brendshme dhe qytetarinë, Dimitris Avramopoulos do të udhëtojë drejt Tiranës sonte në mbrëmje, ndërsa takimet me krerët e shtetit shqiptar do të nisin nesër. Takimet e komisionerit në Tiranë do të përqëndrohen te tema e migracionit dhe sigurisë.

Axhenda e tij në Tiranë parashikon takim me kryeministrin e vendit Edi Rama, Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Pas takimit me ministrin e brendshëm, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *