Komisari i Jugut i shpall luftë LSI-së në Himarë, nuk pranon nënkryetarin e bashkisë

Koço Kokëdhima duket së është kthyer në deputetin më problematik të Jugut, pasi përveç përplasjeve me socialistët, tashmë ka nisur kundërshtitë dhe ndaj LSI.

Ai prej kohësh është akuzuar si deputeti që bën ligjin në Jug, teksa tashmë ka nisur përplasjet me LSI për nënkryetarin e Bashkisë Himarë.

Në bazë të marrëveshjeve të arritura në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, LSI dhe PS ranë dakord që aty ku njëra palë kishte kryetarin, tjetra nënkryetarin. Por Koço Kokëdhima ka dalë kundër emërimit të nënkryetarit të Bashkisë Himarë, nga LSI.

Mësohet se kjo forcë politike ka emëruar në këtë pozicion Klajdi Matin, por Kokëdhima ka dalë kundër duke kërkuar që nënkryetarin ta ketë Partia Socialiste. Kjo gjë nuk është pranuar nga strukturat e LSI në Himarë, gjë që ka sjellë përplasje dhe akuza.

Kokëdhima nga ana e tij ka ndërhyrë që ai të mos ushtrojë dot detyrën e tij, duke krijuar kështu tensione në Himarë. Klajdi Mati ka punuar më parë në Ministrinë e Drejtësisë, në Drejtorinë e Falimentit, teksa ka qenë dhe në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2013. Mirëpo, emërimi i tij në postin e nënkryetarit nuk pëlqehet nga Koço Kokëdhima, pasi ai kërkon që të vendosë njerëzit e tij në detyra të tilla.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *