Kokëdhima sfidon Ruçin: Reforma është thjesht madhështore

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima pasi mori fjalën në Kongresin e Partisë Socialiste, i është përgjigjur deputetit, Gramoz Ruçi në lidhje me debatin për projektet pilote në emër të të ashtuquajturës reformë në parti.

Ruçi më herët në Kongres tha se projektet pilote kanë krijuar një çorganizim të organizuar që kanë dëmtuar veprimin politik të strukturave të PS­së në Jug të vendit.

Kokëdhima, i cili është një nga ideatorët e këtyre projekteve pilote dhe ndarjes së PS-­së sipas një strukture rajonale në Jug të vendit ka thënë se ajo reformë ishte thjesht madhështore.

“Kjo reformë që zhvillojmë aktualisht dhe që realizoi hapjen e partisë, i ka hapur rrugë zhvillimit dhe pajisjen e saj me vizione taktike, plane veprimi dhe mbi të gjitha na jep mundësi të fitojmë zgjedhjet e tjera.

I them atyre që e kanë kritikuar këtë reformë se ajo është thjesht madhështore”, tha Kokëdhima.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *