Koço Kokëdhima sulmon Veliajn. Vë gazetën në shërbim të kundërshtarëve

Gazeta Shekulli botues i së cilës është Koço Kokëdhima i ka kushtuar kryeartikullin dy intervistave me ambientalistë, që shprehen kundër parkut që do të ndërtojë Bashkia e Tiranës.

Sipas Eljan Taninit dhe Olsi Nikës, këndi i lojërave ka probleme me ligjin dhe mjedisin.

Ky do ishte një lajm normal nëse nuk do ishte fakti që para pak ditësh, një tjetër e përditshme, Shqiptarja.com, sulmonte deputetin Koço Kokëdhima, duke e cilësuar beun e Jugut.

Sipas kësaj gazete, drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, i shkarkuar për shkak të skandalit të mbifaturimeve, ishte caktuar në detyrë nga Koço Kokëdhima, madje sillej njësoj si ‘beu i Jugut’, duke mos përfilluar autoritetin e kryebashkiakut të Tiranës.

A janë këto fërkime brenda të majtës, që dalin në formën e artikujve nëpër gazeta?

Ndoshta…

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *