Koço Kokëdhima del kundër Dekriminalizimit: Është ligj antikushtetues

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima u bë zëri i parë brenda maxhorancës që del kundër ligjit të dekriminalizimit.
I ftuar në Top Story këtë të enjte, Kokëdhima e cilësoi ligjin antikushtetues dhe tha se do të lobojë tek kolegët deputetë që ta shfuqizojnë përmes Gjykatës Kushtetuese.

“Është një ligj absurd, antikushtetues dhe fyes dhe unë do t’u kërkoj kolegëve të mi që t’i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që ta anulojë atë ligj”, tha Kokëdhima.

Deputeti i maxhorancës shtoi se është për ngritjen e një ligji për integritetin e zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve sipas standardeve europiane.

Kokëdhima foli edhe për votimin e kësaj të enjtejte të maxhorancës, që rrëzoi kërkesën e PD për të çuar në Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetit Rakip Suli, ndërkohë që një javë më parë, bënë të kundërtën me rastin e tij. Kokëdhima thotë se nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi të grupit parlamentar.

“Nuk është një standard tjetër nga qëndrimi që grupi parlamentar ka mbajtur për rastin tim. Edhe unë do të votoja kundër çuarjes në Gjykatën Kushtetuese sepse ai deputet nuk ka bërë asnjë shkelje, asnjë abuzim dhe asnjë përvetësim’, u shpreh ai.

Sa për rastin e vet: “Akuzat janë strategji shpifjesh Saliut e pafund dhe nuk më kanë paraqitur asnjë fakt të vetëm që unë të kem përvetësuar, asnjëherë në jetën time dhe në rastin konkret, përveç shpifjeve dhe sharjeve”, thotë ai, duke theksuar se nuk ka përfituar fonde pas marrjes së mandatit të deputetit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *