Klajda Gjosha: Jam pesimiste, negociatat me kushte dhe pa një datë

Klajda Gjosha: Jam pesimiste, negociatat me kushte dhe pa një datë

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka dejkaruar se është pesimiste në lidhje me mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë nga BE.

Gjosha tha në ‘Fax News’ se negociatat mund të happen me kusht por pa një datë, që do të thotë se Shqipëria do duhet të kalojë provime të tjera dhe kjo do të ishte shumë dëshpëruese për shqiptarët.

“Jam shumë pesimiste për datën 26 qershor, kam parasysh dy skenar mund të ketë vullnet të mirë për çeljen e negociatave por me kushte dhe pa datë, që do të thotë negociata nuk ka dhe kjo është shumë dëshpëruese”, tha Gjosha e cila shtoi se për Serbinë dhe Malin e Zi ka një datë, ndërsa për vendin tonë jo.

Nga ana tjetër gazetarja Erisa Zykja në një lidhje telefonike për ‘Fax News’ u shpreh se ka mbaruar mbledhja e ambasadorëve të BE-së që kanë diskutuar për çeljen e negociatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Sipas saj theksi është pozitiv por në qëndrim është i njëjti thelb dhe vendet skeptike si Gjermania, Franca dhe Holanda nuk kanë ndryshuar qëndrim.

“Mbaruan diskutimet, formulimi i deritanishëm është që theksi është pozitiv por thelbi është po ai, përmban kushte dhe nuk përmban datë. Komisioni Europian duhet të raportojë mbi arritjen e reformave të mëtejshme”, tha gazetarja.

Nga ana tjetër deputetja e LSI u shpreh se Shqipërisë mund ti shtohet edhe një kusht tjetër duke përmendur reformën zgjedhore.

Ish-ministrja theksoi se nëse Maqedonia kalon dhe Shqipërisë nuk i hapen negociatat atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi sepse kjo është shumë e rëndë.

“Unë kam bindjen që do të theksojnë reformën zgjedhore, që do të bëhet një kusht i shtuar për Shqipërinë në formulimin që do të kenë vendet anëtare.

Nëse do të kalojë Maqedonia dhe peng do të mbahet Shqipëria mendoj se dikush do duhet të mbajë përgjegjësi për këtë se është shumë e rëndë”, theksoi Klajda Gjosha.