Këshilltarët e LSI kundër Veliajt: Mbaj detyrimet që ke për Klubin e Futbollit Tirana

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë dërguar sot një letër Kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj për të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë për të përballuar detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionere e Klubit të Futbollit të Tiranës.

“Nisur nga gjendja e vështirë e Klubit të Futbollit Tirana dhe nga përgjegjësia qytetare si anëtarë të Këshillit Bashkiak, si përfaqësues të zërit të qytetarëve të Tiranës, sjellim në vëmendjen Tuaj gjendjen e vështirë në të cilën gjendet ekipi i futbollit të Tiranës.

Klubi Futbollit Tirana si një ndër klubet me histori dhe traditë në sportin shqiptar, ka dhënë kontributin e tij ndër vite duke prodhuar breza të tërë sportistësh me vlera qytetare. Këta sportistë jo vetëm i kanë shërbyer krenarisë qytetare të Tiranës, por me talentin e tyre kanë dhënë kontributin në jetën sportive kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si ambasadorë të sportit shqiptar. Kërkojmë nga ana e Bashkisë të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionere e Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *