Këshilli Mandateve : “Kokëdhima” shkon në Gjykatën Kushtetuese

Pas përfundimit të këshillit të mandateve dhe rregullores, është vendosur që çështja t’i shkojë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Kësisoj, Këshilli i madateve do ta çoje propozimin e tij në parlament, i cili pritet të votojë këtë të enjte në seancë parlamentare, kërkesën për të çuar në Gjykatën Kushtetuse mandatin e deputetit Koço Kokëdhima.

Me kërkesë të kryetarit të saj Ilir Meta, këshilli ka kërkuar largimin e medias për të vendosur mbi mandatin e deputetit socialist.

Përfaqësuesi i PD-së, deputeti Eduard Halimi tha në mbledhje s e Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kuvendin, i cili në prill të viti të kaluar votoi kundër dërgimit për shqyrtim në këtë gjykatë të vlefshmërisë së mandatit të Koço Kokëdhimës. Sipas Halimit, vlefshmërinë dhe kushtetueshmërinë e madantit të deputetit socialist e shqyrton vetëm Gjykata Kushtetuse.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *