Joleza e ndan mendjen, nuk kandidon më për kryetare e FRESH-it

Joleza Koka nuk do të rikandidojë më për kryetare të FRESSH-it. Në një intervistë për gazetën Panorama ajo thotë se “unë do të jem kryetare deri në organizimin e Kongresit, për këtë detyrë dhe kam ardhur në krye të FRESSH-­it”.

Ndërsa në lidhje me rikandidimin thotë: “Nuk kam menduar e nuk kam një përgjigje përfundimtare, se varet dhe nga diskutimet në Parti”.

Më tej shton se “sidoqoftë, unë mendoj se te të rinjtë mandati duhet të jetë i kufizuar në mënyrë që të ketë një riciklim të vazhdueshëm, e gjithashtu mendoj që një kryetare aktuale nuk duhet të marrë pjesë në garë, sepse niset nga një avantazh në krahasim me sfiduesit.

Kështu që detyra kryesore e imja është shëndoshja e forumit dhe organizimi i një kongresi model”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *