Ja fjala e plotë e Maqo Lakrorit dje në Kongresin e PS

MORALI I QEVERISJES dhe DEMOKRACIA NE PS
(Maqo Lakrori, fjala ne kongresin e PS, 19 mars, 2016)

Te nderuar delegate dhe te ftuar,

Deshiroj qe te shprehem per dy çeshtje: per Moralin e qeverisjes dhe per Demokracine ne PS !

MORALI i QEVERISJES

Para se te jete ceshtje niveli intelektual dhe aftesie per menaxhim – qeverisja e nje vendi eshte ceshtje morali. Nje qeverisje e moralshme dmth pa korrupsion, qe vepron me drejtesi dhe qe nuk e mashtron popullin e vet, ushqen shprese per te ardhmen, shton durimin perballe veshtiresive dhe ngjall besim per te investuar. Kurse nje qeverisje e pamoralshme, shkakton te kunderten.

Ne fakt, jo te gjithe njerezit e politikes jane te korruptuar, te padrejte dhe demagoge! Ka patur e ka jo pak njerez te ndershem edhe ne politike, dmth ne qeverisje. Por eshte fakt gjithashtu, se sot, një grusht oligarkesh pseudo te majte e pseudo te djathte – disa të pasuruar nga vjedhja shumëvjeçare e pasurisë kombëtare, e disa të tjerë duke shfrytëzuar funksionet e larta shtetërore e partiake – kane përqëndruar në duart e tyre të gjithë vendimmarrjen reale, qe eshte përcaktuese për fatet e vendit e të popullit tonë. Jane pikerisht keta dhe vartesit e tyre servile, gjithashtu abuzues me pushtetin politik, qe demtojne edhe moralin e qeverisjes.

Prandaj, Qeveria socialiste duhet të ndermarre nje veprim konkret: te verifikoje e te publikoje pasuritë materiale e monetare të TE GJITHE politikaneve ”te majtë” e ”të djathtë”, që kane kryer ose kryejne detyren e presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit dhe kryetarit të bashkisë. Dhe keto pa asnje perjashtim, nga 1991 e deri sot! Ky verifikim i moralit qeverises, duhet te filloje me disa tregues shume te kuptueshem per opinionin e gjere publik, sikurse jane banesat, depozitat bankare dhe jeta luksoze, brenda e jashte vendit! Keta tregues jane me te kuptueshem se sa prodhimi bruto, borxhi publik e tregues te tjere. Kushdo qe sot jeton ne luksin e perfituar nga abuzimi me pushtetin, i majte apo i djathte qofte, e ka humbur te drejten morale qe t’i beje thirrje popullit per te duruar, deri sa te vije suksesi nga reformat. Individe te tille, ne vend qe t’i bejne moral te tjereve e tu shpjegojne veshtiresite qe sjellin reformat, duhet te pergjigjen perpara ligjit dhe opinionit publik se si e kane krijuar luksin ne te cilin jetojne. Ky proces verifikimi publik duhet të përmbyllet me dërgimin e këtyre çështjeve në gjykatë, për të ligjëruar sekuestrimin e pasurive të paligjshme dhe dënimin sipas ligjit të cilitdo pushtetari ose ishpushtetari që ka abuzuar. Per te bere kete, edhe kuadri ligjor ekzistues eshte i mjaftueshem. Edhe dicka: numri i politikaneve te akuzuar per dhune, tregtim droge dhe prostitucion eshte i paperfillshem krahasuar me numrin e politikaneve qe kane vjedhur e vjedhin parate e shtetit e te biznesit. Prandaj verifikimi qe permendq duhet bere krahas zbatimit të ligjit për dekriminalizimin dhe ligjit për reformimin e sistemit të drejtësisë. Keshtu, hajdutët në politikë, cilatdo qofshin detyrat qe kane patur ose kane aktualisht, nuk do te të fshihen dot pas largimit të atyre pak personave që përcaktojnë ky ligj e kjo reformë.

Po te behet kjo, rivendoset morali i qeverisjes dhe njerezit edhe mund te durojne deri sa te mbahen te gjitha premtimet. Madje edhe mund te falin nese disa premtime nuk mbahen dot. Mund te falin edhe zgjidhje te gabuara, por nuk falin dhe nuk ka perse te falin mashtrimin dhe abuzimin me pushtetin politik.

2. DEMOKRACIA NE PARTINE SOCIALISTE

Ne thelb, edhe sot e kesaj dite, jane perballe dy modele funksionimi. Parti me demokraci funksionale, ku vendimet merren ne menyre kolegjiale dhe kryetari eshte thjesht kryeperfaqesuesi i mendimit te perbashket dhe njekohesisht kryepergjegjesi per zbatimin e vendimit te perbashket. Eshte edhe modeli i partise pa demokraci funksionale, me vendimmarrje personale dhe perqendrim te te gjitha pushteteve te kryetari i saj, dmth te nje individ. Eskperienca ka provuar se edhe kur statuti sanksionon vote te lire, liri mendimi, vendimmarrje kolegjiale, zgjedhje te lira etj…. qe te gjitha keto shkelen sikurse jane shkelur, nuk respektohen sikurse nuk jane respektuar, dhe kemi ardhur realisht ne modelin e llojit ”partia jam une”. Dhe po vazhduam keshtu, shume shpejt do arrijme te ”shteti jam une”! Sigurisht qe nje model i tille nuk ka asgje te perbashket me kauzen e socialisteve te Shqiperise, qe ka qene dhe mbetet: shtet ligjor + ekonomi e zhvilluar + anetaresim i plote ne familjen euroatlantike + kontribut real per ceshtjen kombetare.

Prandaj debati yne eshte shume me i thelle se sa “kush do te jete kryetari i rradhes”. Vetem per kaq nuk do t’ia vlente qe te merreshim me kete çeshtje. Debati yne eshte i domosdoshem dhe i dobishem, sepse synon ndryshimin e menyres se drejtimit nga drejtim personal ne kolegjiale, nga diktat ne argument, nga vote e manipuluar ne vote te lire, nga parti thjesht elektorale, qe duhet sa per te sjelle e mbajtur ne pushtet nje grusht individesh, ne parti funksionale, e cila ne menyre sistematike analizon politikisht qeverisjen qe i behet vendit ne emer te saj e te votuesve te saj dhe vepron politikisht per korrigjimin e gabimeve qe bejne perfaqesuesit e saj ne pushtetin shteteror qendror e vendor.

Prandaj, ne vend te kryetarit te gjithpushtetshem dhe praktikisht me mandat te pakufizuar qe propozojne partizanet e partise me kryetar te forte, ju ftoj qe te bejme kthesen e domosdoshme drejt partise me demokraci te forte. Minimumi i domosdoshem per kete do te ishte:
Kufizimi i mandateve drejtuese në jo më shumë se dy (për funksionet e kryetarëve të AS, AKS, PS) dhe ndarja e funksioneve partiake nga ato shtetërore ekzekutive (kryeminister, minister, kryetar bashkie), me qëllim që të angazhohen sa më shumë potenciale njerëzore dhe të shmanget përqëndrimi i përfaqësimit dhe i pushtetit vetëm në pak individë.
Ligjërimi i së drejtës për oponencë kolektive, si një garanci strukturore potenciale, që mund të aktivizohet në proporcion me votën e drejtpërdrejte të anëtarëve të partisë dhe që shërben për mbrojtjen e demokracisë së brendshme dhe shtimin e aftësive vetkorrigjuese të PS.

Ne perfundim, me lejoni qe te shpreh bindjen time te thelle se jane njerezit ata qe e bejne socialiste nje parti, nuk eshte partia ajo qe i ben socialiste njerezit! Kete e ka provuar koha ne te shkuaren, besoj se do ta provoje edhe ne te ardhmen.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *