Ja dy lajmet e mira që Meta u jep deputetëve

Kryeparlamentari Ilir Meta gjatë seancës së sotme njoftoi deputetët për dy lajme të mira.

Pas njoftimit për ndërprerjen e seancës, e cila u kërkua nga kreu i grupit demokrat, Meta tha se njëri lajm ishte ai i pjesëmarrjes në seancë të Federica Mogherinit, ndërsa tjetri ishte lajmi i ditëlindjes së deputetit demokrat, Flamur Noka.

“Po ju japim dy lajme të gëzueshme. Federica Mogherini do të vijë sot në Kuvend. Ndërsa i dyti: Flamur Noka ka ditëlindjen, ndaj edhe 100 të tjera”, tha Meta.

Ndryshe nga sa ishte planifikuar, fjala e përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohet në seancën e sotme.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *