Islami: Me Ramën në krye nuk ka as drejtësi dhe as zgjedhje të lira

Ish deputeti socialist Kastriot Islami ka reaguar ashpër në facebook ndërsa ka bërë thirrje për ta larguar sa më parë nga pushteti Edi Ramën.

Sipas tij, pa u larguar Rama nuk do të ketë as dekriminalizim, as reformë në drejtësi dhe as zgjedhje të lira. Sipas tij, kjo gjë duhet thënë urgjentisht.

“Nje shkrim ku evokohen te gjithe ceshtjet, shqetesimet, dukurite qe prekin Shqiperine dhe qe une i kam trajtuar ne menyre analitike prej disa vitesh, vecanerisht pas fjales se Sekretarit Amerikan te Shtetit, John Kerry ne 1 shkurt 2014 ne Samitin e Sigurise Globale ne Mynih te Gjermanise. Jam krenar qe e kam trajtuar ne gjeresi e thellesi kete dukuri…

Ne Shqiperi nuk ka me asnje dyshim se mbreterojne Oligarkia, Krimi, Bandizmi, Korrupsioni qe jane te lidhura ngushtesisht dhe drejtojne shtetin…Kjo eshte Mafio-kracia, qe une kam disa vite qe e evokoj me argumente e me force…Edhe per kete jam krenar dhe me vjen mire qe tani po bashkohen edhe te tjere ne kete trajtim… Edi Rama eshte drejtuesi dhe perfaqesuesi i interesave te oligarkise, krimit, korrupsionit…Kjo duhet thene me ze te larte, jam i sigurte qe kjo dite po vjen me shpejtesi…

Dhe pa u larguar Edi Rama nuk do te kete as dekriminalizim, as reforme te drejtesise sipas standardeve te Venecias, as zgjedhje te lira e te ndershme…Kjo duhet thene urgjentisht!!!!! Pres te bashkohen edhe te tjere..!”, ka shkruar Islami.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *