Ish kryeministri Berisha në zi, humb njeriun e afërt

Ish kryeministri Berisha në zi, humb njeriun e afërt

Dita e djeshme është mbyllur në mënyrë tragjike për ish kryeministrin e vendit Sali Berisha pasi pak orë më parë ai ka marësuar lajmin e ndarjes nga jeta të motrës së tij Hajrie Ram Osmani.

Hajria ishte motra e vetme e Sali Berishës, i cili më herët kishte humbur dhe vëllain e tij të madh, Selimin. Ajo banonte në kodër Kamëz pranë famlijes së saj, sakaq nuk bëhen ende të ditura shkaqet që kanë sjellë vdekjen e Hajrie Osmanit.

Mes motrës dhe Sali Berishës është përfolur për një lidhje të ngushtë për shkak se kishte qenë ajo që ishte kujdesur gjatë rritjes së të vëllait të saj. Në të paktat prononcime për mediat ajo kishte shprehur gjithmonë një ndjeshmëri dhe lidhje të fortë me vëllain duke treguar kështu lidhjen speciale që ekzistonte mes saj dhe Saliut.

Category Politikë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *