Ironia e Manjanit: Rilindja po ruan zgjedhjet në FSHF nga ndikimi rus…

Ironia e Manjanit: Rilindja po ruan zgjedhjet në FSHF nga ndikimi rus…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku tashmë janë zyrtarizuar si kandidatë, Armando Duka dhe bashkim Fino.

“Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike.

Ndërhyrja e Rilindjes në këto zgjedhje bëhet për të siguruar “ndershmërinë”. Flitet se Rusët do ti manipulojnë …

Po të jetë kështu, hallall e pastë Rilindja! Rusët të marrin çtë duan, por jo FSHF!

Sidoqoftë jam kurioz të di çdo të bëjnë me rrushekumbullizimin e parave që kanë hedhur te Stadiumi Kombëtar!

Për zhvillimin e futbollit ska rëndësi!Shohim kampionatet e vendeve të tjera më mirë, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë!

Zgjedhje me standarte të shtrenjta, jo shaka”, shkruan Manjani.