Intervista/Veliaj: Për mua kompliment, t’i ngjaj Ramës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një intervistë për gazetarin Denis Minga në “Report TV”. Ja teksti i plotë:

Ç’po ndodh me stadiumin Kombëtar?

Eshtë në menaxhim të FSHF. Janë bërë disa investime, janë liruar disa segmente. Ai është stadiumi i qytetit , ne ktë vit do vazhdojmë më investimet për sportin.

Pati problem për cështjen e restorantit të bashkëshortes së Nanos në punën për lirimin e hapësirave publike?

Jemi akoma në gjyq, jemi të qartë se duam të lirojmë hapësirat publike. I qëndrojmë korrekt seancave dhe gjyqeve, s’kemi pasur presion nga askush. Si me këtë ashtu si më të gjithë e ndjekim ligjërisht

Parku i lojërave, si po ecin punimet? E parashikoni një tjetër sulm ndaj parkut?

Kemi vijuar me punimet si imagjinoj sulmet. Kush mendon se mundtë bëjë karrierë me dhunë, do pendohet rëndë me 1 qershor. Këta që mundohet ta kopjojnë Mjaftin si afrohen sepse mjafti s’ishte i dëmshëm. Ju ka ngelur fiksim si nuk kopjuan ‘Mjaftin’ ka njerëz të tillë. 1 qershori do kalojë shumë shpejt , do bëjmë park tjetër edhe në Kashar dhe vende tjera.

Një përfaqësues i shoqërisë civile tha se nuk shkon më shumë se 7 milion parku , sa është vlera reale?

Ajo vlerë që është në tabel se kam caktuar un as Bashkia. E ka bërë arkitekti. Kjo s’është e fushës time. Nëse ju duket shumë apo pak ka mënyra ligjore për ta zgjidhur. Cdo lloj justifikimi kanë ata vetëm mos bëhet parku..

Është diskutuar për ndërtimin e një kafeneje, por më pas u ndërrua, çfarë ndodhi?

Mos përpiqemi që nga çdolloj informacioni të skandalizohemi. Projekti është ky ka pasur shumë propozime por s’janë në projekt.

E ka thënë Mazniku nënkryetari juaj.

S’ju kërkova citim, unë po them që janë diskutuar shumë, por projekti s’ka një bar brenda.

Z.Veliaj, le të ndalemi të ndërtimet te rruga e Elbasanit, ngjitur me parkun e liqenit, një 13 katësh po ndërtohet aty. Ndërkohë që firma është e z.Basha dhe z.Rama…

Kur të keni z.Basha dhe z.Rama këtu mund t’i pyesni. Ka qenë në një moment kur Bashkia ka patur moratorium dhe ish kryetari i bashkisë i ka transferuar të gjitha lejet në KKT. Për një gjë të cilën nuk jam përfshirë, ftesa për tu futur në gjëra të tilla që s’jam marrë, s’mund të pranoj të komentoj. Ka shumë gjëra në këtë qytet që unë do të doja t’i bëja ndryshe. Unë flas për gjërat nga dita kur kam marrë detyrën e tutje.

Protestat e tregtarëve dhe përfaqësuesve të biznesit, hoqët dorë nga taksa e tavolinës dhe ulët taksën e hapësirës publike?

S’kemi hequr dorë nga asnjë taksë. U kemi kërkuar të zgjedhin siç ishte në projekt, o të madhen me tavolionë ose atë me metra katrorë. Hoqëm njësinë matëse, por hapësirat e zëna nga tavolina do të tarifohen. Zgjodhëm me metra katrorë dhe kemi përjashtuar kutin me tavolina. Kemi bërë një sqarim për zonën A që është rezidenciale dhe jo komercianle. Zona A për pallatet brenda lagjes së “Myslim Shyrit” nuk kanë të njëjtën vlerë komerciale me Unazën p.sh. në momentin kur këto sqarime ndodhën, e kuti i matjes dhe zonat komerciale dhe jo komerciale, ne nuk kemi ndryshuar tarifat. Si ato të zonës A dhe zonës B mbeten të njëjtat tarifat. Hapësira publike do të lirohet dhe është një hapësirë publike që i përket 1 milionë qytetarëve të Tiranës. Kur dikush prodhon para në pronë publike, duhet tu japë në formë qiraje diçka qytetarëve të Tiranës. Në protesta futen njerëz që janë realisht palë e interesuar por futem edhe lloj- lloj sharlatanësh.

Kemi rritje të taksave edhe në numër, nuk mund të merren të ardhurat në një formë tjetër? S’kishit këtë premtim në fushatë?

Taksa e tabelës kishte një kosto, sot është zero deri në 4 metra, taksa e pronës është ulur me 30%, e biznesit të vogël është bërë zero, e hotelit është bërë 1 euro. Katër taksa janë zeruar ose ulur ndjeshëm. E vetmja taksë, siç kam premtuar, për lirimin e hapësirave publike, është i vetmi instrument. Kemi sheshin “Italia” dhe stadiumin “Dinamo”, dy zona me trafik të rënduar, shikoni sot, elementi i çmimit, bëri që të zhbllokoheshin dy zona në Tiranë.

Tarifa e parkimit nuk është e vogël, z. Veliaj?

Te sheshi “Italia” nuk është zonë rezidenciale, është komerciale. Sot ajo hapësirë zihet nga 2000-3000 veta një ditë, qarkullojnë. Të gjitha paratë janë destinuara për më shumë parqe dhe korsi për biçikleta. Nga paratë e mbledhura, janë mbjellë 6000 pemë dhe këto janë me para.

Po taksa e arsimit çfarë është? Se arsimi është falas?

Është arsyetimi që bën çdo njeri në çdo familje, nëse keni diçka imediate, duhet të vini para mënjanë. Nga prindërit që kam takuar, çështja e shkollave me dy turne duhet zgjidhur. Kemi sot nga 92 shkolla, 87 shkolla me dy turne. Kjo është gjëja më e pakontestueshme. nuk bëhet fjalë ëpr të paguar arsimin, por për të ndërruar destinacionin nga shkurre dekorative e pemë, në shkolla. as nuk është rritur dhe as nuk ka pësuar anomali të tjera. a mundet që këtë që kishim për shkurret ta bëjmë për shkollat. Pra, ka ndryshuar destinacioni dhe nuk është taksë e re.

Pse nuk organizoni referendume lokale, për temat delikate të cilat prodhojnë debat publik?

Për punën bazë nuk mund të ketë referendum. Unë nuk jam nga ata politikanë që për të kapur një titull gazete, bëjnë premtime. Nëse më pyesni për çështje rutinë, nëse më kërkoni referendum për një sport kombëtar, të humbas çdo gjashtë muaj, se referendumet kanë kosto, jo me këtë sportivitet. Kur të ketë një temë të rëndësishme që do të kërkojë debat publik dhe referendum, patjetër. Por të bëjmë 100 referendume…, ndonjë punë do të bëjmë? Referendum për taksat dhe parkingjet nuk do të bëjmë.

Si po shkojnë punimet për bulevardin i ri?

Kemi ecur mjaftueshëm, kemi filluar punën për një parkim nëntokësor pranë stacionit të trenit. Në sheshin “Skënderbej” do të nisim punimet në pranverë. Po ecim mjaftueshëm mirë për unazën e vogël, që e lehtëson mjaftueshëm trafikun. Afati i saj është deri në verë, por edhe përpara verës. Unaza e madhe i kemi dhënë një shpejtësi më të madhe të punimeve në unazën e madhe. Në vjeshtë do të kemi të përfunduar komplet atë segmentin jugor të unazës ku është edhe dyndja dhe trafiku më i madh.

Thonë se kryetari i Bashkisë është zoti Rama dhe jo z.Veliaj. Tingëllon njësoj si me z.Berisha dhe z.Basha?

Po krahason një histori suksesi të z.Rama me një histori shkatërrimi. Njëri shkatërroi Qeverinë dhe tjetri Bashkinë. Tjetri ndërtoi një model suksesi. Nëse më pyesni mua se me këtë ritëm punësh, me këtë vendosmëri, unë i ngjaj viteve të Edi Ramës, unë këtë e marr si kompliment dhe jo fyerje. Bashkinë e drejton kryetari i Bashkisë, qeverinë e drejton kryetari i Qeverisë. Nëse unë i ngjaj Edi Ramës në Bashki, për mua është një kompliment. Fakti që kemi këtë luajalitet dhe këtë fokus te puna, nuk është damkë, por është medalje.

Si i komentoni zhvillimet në PS? A mendoni se duhet të ketë garë?

Unë kam vetëm betejën me kohën e humbur. Jam i fokusuar tu shërbej qytetarëve të Tiranës edhe përtej këtij mandati. Të qetësohet histeria dhe të lihen njerëzit të punojnë. Të fokusohemi të puna dhe jo te stërkëmbëshat. Kush ka ambicie le të paraqitet, por kur PS ka një kryetar që soli bindshëm fitoren dhe shumë njerëz që e sfidojnë sot nuk janë paraqitur në atë garë, mendoj se Kryeministri duhet të vazhdojë punën. S’ka propozim më qesharak se kur i thua kryeministrit lere punën dhe fillo fushatën e partisë, i cili jo vetëm mori mbështetjen e njerëzve të PS, por edhe të nja 700 mijë të tjerëve. Të merresh me fushatë në këto kushte, i shoh të padobishme, se është një njeri që solli fitoren në PS.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *