I fortë në pazar Eri i Fiqve! Ia futi edhe tregëtarëve për taksat.

Sa u lumturuan tiranasit kur iu bë bileta 40 lekë! Lali tha se do ta bënte 70, por kur hyri në pazar me pronarët e autobuzëve, e ka aq. Shqiptari optimist nga natyra, që gotën e sheh gjithmonë plot edhe kur është përgjysmë, u kënaq pa masë, se kurseu 30 lekë për çdo biletë, pavarësisht se tani paguan 33% më shtrenjtë çdo udhëtim. U bë një muaj që paguhet kaq dhe që askush nuk ka bërë ciu me gojë.

Entuziast siç duket nga suksesi i parë Lal’ Eri ia mori dorën stilit. Ëmbël e ëmbël ia futi biznesit njësoj si me biletat e autobuzit. E ngriti fort pazarin me  ca shifra të frikshme taksash e detyrimesh, pastaj mbrëmë hop! e uli. “Taksa e tavolinës bëhet zero”! – e shpallën me bujë pas gjoja negociatave. U kënaqën tregëtarët se do t’u ndahet Tirana me zona dhe, me mendjen e tyre, do paguajnë më pak. Më pak se çfarë? Më pak se ç’u kërkoi në fillim lal’Eri!

I fortë në laps shitësi i fiqve! Ia futi edhe biznesit për punë tregëtie!

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *