“Historia e trishtë e Kolës dhe Nikut, në faqen e parë të gazetës holandeze”. Nga Flutura Açka

“Historia e trishtë e Kolës dhe Nikut, në faqen e parë të gazetës holandeze”. Nga Flutura Açka

Nga Flutura Açka

Djemtë duan punë… zotëri!

Historia e Kolës dhe Nikut, të dy djemve të rinj nga Shkodra, hap sot trishtueshëm faqen e parë të gazetës më të rëndësishme holandeze “De Volkskrant”

Niku ka në krah një shqiponjë si tatuazh. “Nuk dua asgjë, dua të kem punë, të kem para, të njoh një vajzë, të krijoj familje, të bëj fëmijë. Në Shqipëri nuk ka punë, ndaj dua të iki në Angli.”

Kola thotë se Shqipëria është e bukur për turizëm, por jo për punë. Nuk ka studiuar, sepse nuk kishte para për të studiuar.

Kola dhe Niku kanë paguar 100 euro për të ardhur deri aty me autobus, në doganë kanë paguar secili 15 euro policit që t’i linte të kalonin pa i pyetur si e qysh.

Rrotull shkurreve periferisë të fshatit Hoek van Holland sheh veshje të djemve shqiptarë të mbetura aty, disa janë kthyer, vetëm pak kanë mundur të kalojnë detin për në Angli.

Leo, hotelieri i fshatit mendon se bujtësit e tij shqiptarë, ata që kanë para për të paguar hotel (pasi të tjerët flenë dunave mes shkurreve), janë njerëz të mirë. “Pse nuk ndërtoni vetë një hotel në Shqipëri,” i pyet ai. “Po të bëj hotel, qysh ditën e parë te dera do të shfaqet Mafia. Korrupsioni nuk do na lërë të ngrejmë kokë.”

Kamerierja e barit Prins Hendrik ku mblidhen shqiptarët për kafe dhe wifi, thotë se ka takuar vetëm djem të mirë, që kanë vetem një kerkesë: Punë!

Polici i fshatit që shpesh i takon, thotë se nuk janë kriminelë, sepse po të ishin kriminelë, do të rrinin në Shqipëri, e jo të rriskonin jetën nëpër det. Kur i kapin nëpër makina ku kanë hipur, vetëm përshëndetemi, dhe na thonë: “Shihemi nesër!”

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë zënë nëpër makina 440 shqiptarë, dhe shqiptarët janë në listë të parët në Europë për emigrim, Në vitin 2016 nga 1000 shqiptarë, tre emigruan.

Në Hoek van Holland janë shtuar kamerat, janë shtuar sinjalet dhe me pajisje të sofistikuara, shqiptarët kapen më lehtë. Por Hek van Hooland vazhdon të presë, sikurse rrethimi me tela vazhdon t’ua shkërmoqë ëndrrën për një jetë më të mirë këtyre djemve, që kanë vetëm një ëndërr: Të kenë një punë e të jetojnë si njerëz!

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *