Hileja. Me lekët tona Lal’Eri fushatë anëtarësimesh në PS për Ditë Vere

Edhe teserat e Partisë Socialiste me panair? Idenë gjeniale – si gjithnjë – e ka realizuar Lal’Eri.

 

12324998_1695083987446146_121377409_nNë tendat e ngritura nga Bashkia për Ditën e Verës, më 14 shkurt, kryetari i ka dhene hapesire FRESSH për të bërë anëtarësime në PS para kongresit.

Tenda në fakt ka qenë një mish mash. Quhej “Klubi i Shëndetit”, në stendën pas qëndronte logo e FRESSH, në anën tjetër një vajzë që tregon teserën e PS, në tryezë është logo e Ministrisë së Shëndetësisë, Fresshistët kanë stetoskop dhe…i bëjnë reklamë mollës jeshile!

Me pak fjalë, fushata për anëtarësim sa më të gjerë në prak të kongresit të PS u pagua edhe me taksat tona. Bashkia është munduar shumë të sajojë një kokteil me mollë jeshile, shëndet, Beqaj, stetoskop e tesera, por në thelb fushatë për anëtarësim mbetet!

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *