Helmimi i nxënësve/ Vokshi-Nikollës: Në një vend normal duhej të dorëhiqeshe

Helmimi i nxënësve/ Vokshi-Nikollës: Në një vend normal duhej të dorëhiqeshe

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi, ka reaguar ndaj ministres Lindita Nikolla në lidhje me helmimin e 60 nxënësve në një shkollë në Shupenzë.

Vokshi shprehet se Nikolla në vend që të mbajë përgjegjësi për rrezikimin e shëndetit të nxënësve sulmon opozitën dhe Kryetarin e saj për faktin e vetëm se Basha përcolli shqetësimin publik për helmimin e të rinjve.

“Lindita Nikolla duhet ta kishte thyer heshtjen duke u kërkuar ndjesë nxënësve dhe familjarëve të tyre për helmimin e shkaktuar. Kjo është më e pakta, sepse në vende të tjera kolegë të Lindita Nikollës japin dorëheqjen, kur sistemi që drejtojnë dështon në sigurimin e jetës së fëmijëve në shkollë nga pakujdesia apo nga korrupsioni.

Lindta Nikolla duhet të heshtë sot dhe jo të sulmonte opozitën, sepse qeveria e saj dëshmoi që nuk e ka prioritet arsimin. Buxheti i vitit të ardhshëm do të investoje në arsim njësoj si vendet e pazhvilluara afrikane, duke bërë hapa mbrapa, krahasuar edhe me vitin 2013.

Lindita Nikolla duhet të heshtë sot edhe sepse ne dy vitet e fundit 26 mijë femije shqiptarë e kanë braktisur Shqipërinë si rezultat i rrenimit te vendit nga papërgjegjshmëria e qeverisë së Edi Ramës”, shprehet Vokshi.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone