Hapja e kongresit të PS-së, Tahiri i përvishet Veliajt

Duket se fjalimi i hapjes së Kongresit të PS-së është kthyer në një mollë sherri mes dy anëtarëve të PS-së, Erjon Veliajt dhe Saimir Tahirit.

Burimet bëjnë të ditur për hatëmbetje të Tahirit në këtë drejtim.

Pyetja që lind pas kësaj është se a po e përgatit Rama Veliajn si pasardhës, duke shmangur Saimir Tahirin?

A ka nisur tashmë një betejë se kush do e pasojë Ramën, ku është përfshirë me zjarr edhe Ben Blushi?

Si për të shtuar akoma më shumë zjarr në këtë situatë, e përditshmja “Sot” shkruan se ka pasur një përplasje në PS-në e Tiranës për të votuar kandidatët për në Asamblenë Kombëtare.

Gazeta thotë se ka siguruar një pusullë, që orientonte delegatët për të votuar emrat sipas numrave.

Në fund, të votuarit thuhet se janë në pjesë dërrmuese mbështetës të Saimir Tahirit.

Ndërkohë, jashtë Asamblesë kanë mbetur disa emra të Veliajt, si Ervin Mete apo Gentian Elezi të G99.

Nuk dihet vërtetësia e kësaj pusulle apo e spekulimeve të gazetës, por fakt është se ambiciet për të ardhmen mund t’i ngacmojnë këta politikanë të rinj.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *