Hafizi: KGS njeh shkeljet por jo shkelësit, kërkesa për mandatin e Ramës nuk u interpretua

Pas vendimit të Komisionit të Garancive Statutore ka reaguar deputetja e qarkut të Shkodrës Mimoza Hafizi, e cila përmes një postimi në rrjetin social, shkruan se KGS nuk e interpretoi kërkesën për mandatin e Ramës në krye të PS-së. Hfizi shkruan se pavarësisht se KGS njeh shekljet që janë bërë në statut, nuk është thënë se çështja e mandatit të kreut të PS-së është në shkelje.

“KGS i njeh shkeljet, por nuk i përmend të gjithë shkelësit. Sepse fajin, sipas KGS, për mosmbledhjen për disa vite rresht të Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare nuk e ka kryetari, që duhej t’i mblidhte sipas Statutit, por vetë anëtarët e Asamblesë, pasi sipas Statutit nuk kanë mbledhur firmat e 1/3 së tyre, pra të 75 vetëve.

Sipas KGS, një zgjidhje tjetër do të ishte të ushtrohej mocion mosbesimi ndaj KGS thotë që në Partinë Socialiste, një organ ka legjitimitet derisa të zëvendësohet.

Afati 4 vjeçar është thjesht matematikor! KGS nuk e interpreton kërkesën tonë nëse mandati 4 vjeçar i kryetarit të PS është shkelur. Sipas këtij komisioni, ky fakt është i qartë, nuk ka nevojë për interpretim.”, – shkruan Hafizi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *