Gjush Dako: Atë që i bënë Blushit në Elbasan është pak

Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, duke komentuar incidentin e Elbasanit, i tha Ben Blushit se për mënyrën se si ai ishte sjellë me qytetarët e atij qyteti, mund të kishte pasur më shumë pasoja.

“Blush, unë nuk e di si do ndihesha nëse Blendi Klosi, deputeti që kryeson listën e PS-së në qarkun e Durrësit nuk do të vinte të më mbështeste mua në zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit. Të vinte të thoshte që Rilindja falimentoi, të vinte t’i thoshte qytetit tim që ju blini mish dhe nuk blini sapun, të më vinte të më thoshte mua ti e ke këtë kështu dhe atë ashtu… Nuk e di, por ajo që i kanë bërë Blushit në Elbasan është pak, është shumë pak”, tha Dako.

Ai akuzoi deputetin socialist se qëllimi i tij është dëmtimi i qeverisjes socialiste dhe se ai duhet të përjashtohet nga Partia Socialiste.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *