Gjashtë notere mbahen në kundërshtim me ligjin. Ministrja nuk pranon t’iu heqë licencën

Gjashtë notere mbahen në kundërshtim me ligjin. Ministrja nuk pranon t’iu heqë licencën

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj lejon gjashtë noterë që, në kundërshtim me ligjin, të vijojnë ushtrimin e aktivitetit.

Neni 6 pika B, e ligjit për noterinë parashikon se heqja e licencës së noterit bëhet me urdhër të Ministrit të Drejtësisë kur ai mbush moshën 65 vjeç. News24 disponon shkresën që sektori përkatës i ka dërguar Etilda Gjonajt, bashkangjitur me të cilën edhe të paktën 4 projekt urdhra për heqjen e licencës se noterëve, Bujar Xhaxho, Mimoza Papa, Meri Cala dhe Mehmet Berisha. Referuar regjistrit të Përgjithshme të Noterëve, rezultojnë se këta noterë kanë mbushur moshën e parashikuar nga ligji dhe duhet t’u hiqet licenca.

Gjithashtu vartësit e informojnë ministren se, referuar të njëjtit regjistër, në muajin dhjetor 2017, mbushin moshën edhe Sabri Limanaqi e Nexhla Këllezi.
Në këto raste – thuhet në shkresë – ligji nuk  parashikon shtyrje të afatit të ushtrimit të veprimtarisë noteriale, si dhe nuk lë shteg për interpretime apo komunikime me noterët apo dhomën.

Në rastin konkret, ndonëse Ministrja e Drejtësisë ka në tavolinën e punës projekt-urdhrat, për arsye te paqarta nuk ka firmosur për heqjen e licencave.
Neës 24 u interesua pranë Ministrisë por nga kjo e fundit mori përgjigje se është ngritur grup pune për të verifikuar situatën.

Është ngritur një grup pune për verifikimin e sistemeve të profesioneve të lira. Ndër këto sisteme është edhe ai që ka të bëjë me noterët. Verifikimi ka si qëllim të vlerësojë gjendjen e sistemeve, për të kuptuar problematikat dhe për t’i futur në inventar ato. Jemi në proces hetimi administrativ për gjendjen e sistemeve ashtu edhe për veprimet e kryera nga stafi që administronte këto sisteme. Pas përfundimit dhe arritjes së konkluzioneve lidhur me gjetjet e shkeljeve, do të nxirren përgjegjësitë nëse do të ketë dhe do të bëhen rregullimet e nevojshme të sistemit dhe situatës së noterëve dhe të gjithë profesioneve të lira”.