<!--:al-->Fyle: Angazhim për reformat, konfrontimi nuk ndihmon integrimin<!--:-->

<!--:al-->Fyle: Angazhim për reformat, konfrontimi nuk ndihmon integrimin<!--:-->

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle kërkoi më tepër angazhim nga forcat politike në Shqipëri për të përmbushur reformat për integrimin.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, komisioneri Fyle u shpreh se gjithëpërfshirja është kyç për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Kemi ardhur në Tiranë për dialogun e nivelit të lartë dhe kjo konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë për të punuar së bashku për integrimin. Reagimi ynë për përpjekt tuaja të mëtejshme është për më tepër angazhim.

Kam theksuar se konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit dhe kulturën e bashkëpunumit dhe të gjithëpërfshirjes në Parlament por edhe jashtë tij sepse ndihmon për integrimin. Gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces.
Ashtu si jam i bindur si qeveria dhe opozita mbeten të angazhuara për integrimin dhe dua ti bëj thirrje që të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithëpërshirje për t`u bërë ballë sfidave për integrimin e vendit në BE”, tha Fyle.

Ai ka theksuar më tej se është në dorën e Shqipërisë për të përmbushur të gjitha ato reforma që kërkohen për integrimin e saj në Bashkimin Europian.

“Tashmë është në dorë të Shqipërisë që të shtojë përpjekjet për reforma dhe të përmbushë të gjitha ato sfida që kërkohen si shteti i së drejtës, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe reformës në gjyqësor. Por brenda këtyre prioriteteve kemi folur edhe për reformën në adminstratën publike”, shtoi Fyle.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *