Frankfurt Allegmaine Zeuting: Mos e besoni Ramën. Shqipëria, droga e Europës

Frankfurt Allegmaine Zeuting: Mos e besoni Ramën. Shqipëria, droga e Europës

Në një reportazh të publikuar dje nga David Klaubert në gazetën gjermane Frankfurt Allegmaine Zeuitung, flitet për lidhjen e ngushtë të shqipërisë së Ramës me drogën.

“FAZ” është gazeta me të cilën e fillon ditën e punës Angela Merkel. Kjo gazetë është më e madhja në Gjermani dhe më e besueshmja.

Klaubert ka shoqëruar një operacion të policisë së Shkodrës për asgjesimin e disa parcelave me kanabis. Ai shpjegon se policia shqiptare merr të dhëna nga filmimet ajrore të kryera nga misionin i Guardia di Finanza dhe më pas ndërmerr aksione për shkatërrimin e plantacioneve.

Reporteri shprehet se Shqipëria është kthyer në parajsën e kultivimit të kanabisit:

Shqipëria, e shtrirë në jug perëndim të Ballkanit. Dielli shkëlqen 300 ditë në vit, ndërsa lumenjtë që rrjedhin nga malet sjellin plot ujë. Këto janë kushte të favorshme jo vetëm florën dhe faunën e vendit, por edhe për kultivimin e bimës së kanabisit. Kanabisi rritet aq mirë në Shqipëri sa ky vend i vogël është kthyer në prodhuesin dhe furnizuesin kryesor të marijuanës në Evropë. Madje me diferencë të madhe me të tjerët, thotë Europoli.

Për të treguar përmasat e shtrirjes së trafikut të marijuanës shqiptare, autori pastaj jep një përmbledhje të marijuanës shqiptare të kapur së fundmi, nëpër Evropë:

Një pasqyrë e ngarkesave të marijuanës shqiptare të kapura në muajt e fundit: dy tonë në një jaht modern në jug të Peleponezit, 25 kg në një autobus në Vienë, 674 kg në një furgon në Amsterdam, 2,3 tonë në një gomone të shpejtë në Pulia, 550 kg në një kamion në Autostradën 9 në Hof. Kjo e fundit ishte një nga ngarkesat më të mëdha me drogë të zbular ndonjëherë në historinë e doganave bavareze.

Më pas reportazhi —një nga qëllimet kryesore të të cilit është të verifikojë sa “seriozisht e ka qeveria shqiptare luftën kundër mafias së drogës—përshkruan aksionin e policisë së Shkodrës.

Nuk kanë helikopter. Rruga për në Dukagjin është e vështirë. Makinat e amortizuara të policisë e kanë të vështirë të arrijën në zonat e thella malore. Madje gjatë rrugës për të arritur në një nga fushat e identifikuara makina e policisë e vitit 1998 mbetet në mes të rrugës, nuk përballon dot rrugën malore. “Pra, do luftojmë kultivimin e kanabisit? Ata kanë më shumë para se ne” tha një polic.

Klaubert shprehet se lidhjet e krimit me politikën janë arsyeja kryesore e lulëzimit te trafikut të drogës:

Krimi i organizuar ka gjetur në Shqipëri një teren pjellor. Tranzicioni nga komunizmi në demokraci, në fillim të viteve 1990 u shënua me trazira të dhunshme, paligjshmëri dhe korrupsion. Klani mafioz i lidhur me politikanë filloi të bëjë para me kontrabandën e cigareve, armëve, heroinës. E shumë shpejt përfundoi në biznesin e kanabisit.

Lazarati, një fshat afër kufirit grek, u la i lirë nga qeveria të kultivonte kanabis duke u kthyer në simbolin e këtij biznesi. Fshati prodhonte rreth 900 tonë kanabis në vit. Kjo zgjati deri në vitin 2013, kur kryeministri i sapozgjedhur Edi Rama vendosi të ndërhyjë në Lazarat duke shkatërruar bimët e mbjella. Por Kryeministri arrestoi vetëm persona të parëndësishëm dhe trafikantët e vërtetë falë lidhjeve të tyre me politikanët arritën të shpëtojnë.

Më pas gazetari tregon bisedën e zhvilluar me një djalë i cili ka punuar në arat me kanabis në zonën e Shkodrës. Ai tregon se më parë ka punuar në lavazh makinash dhe paguhej 300 lekë në ditë, ndërsa për të punuar në fushat e kanabisit ai fitonte 3 mijë lek në ditë.

Edhe pse policia kalonte në mal për të shkatërruar fushat e mbjella, arat e pronarit tim nuk prekeshin. “Pronari im kishte miq në politikë. Dhe kishte paguar shumë para”, shprehet djali i ri.

Lidhjet e politikës me krimin ekzistojnë, Klaubert shprehet pavarësisht thënieve të Kryeministrit për luftë të ashpër ndaj kanabisit dhe deklaratës se ky do të jetë viti i fundit i kanabisit, sasia e marijuanës shqiptare që kalon për në Evropë nuk është ulur.

Përveç se për policët e korruptuar të cilët lejuan kultivimin masiv të kanabisit gjatë vitit zgjedhor dhe për familjet e varfra në zonat e thella malore të cilat nuk kanë burim tjetër jetese, miliardat e trafikantëve dhe klaneve mafioze kanë bërë që këta trafikantë të kenë shumë ndikim ndaj pushtetit. Duke përdorur pushtetin që gëzojnë në nivel lokal dhe paratë, trafikantët kanë siguruar që partitë dhe përfaqësuesit e tyre të mos fusin hundët në aktivitet e tyre të paligjshme.

Si shembull i lidhjes së krimit me politikën në reportazh jepet rasti i Klement Balilit, i cili mbante një post zyrtar dhe kishte ndërtuar një hotel luksoz.

Pavarësisht sinjalizimeve të ndryshme nga qeveritë e vendeve fqinje, Klement balili jetonte i lirë, madje në inagurimin e hotelit të tij morrën pjesë Arben Ahmetaj Ministër i Financave dhe Ilir Meta, Presidenti aktual.

Bashkimi Evropian, drejt të cilit Rama synon të udhëheqë vendin, ka kritikuar në raportet e tij arritjet e dobëta dhe dështimin e policisë dhe drejtësisë në luftën kundër drogës.

Klaubert jep disa të dhëna mbi forcimin e organizatave kriminale në Shqipëri dhe Evropë, të financuara nga të ardhurat marramendëse nga trafikimi.

Vetëm gjatë muajit korrik u kapën në detin e Vlorës më shumë se 15 tonë marijaunë, me një vlerë në tregun e zi prej 160 milionë euro. Por krahasuar me sasinë e mbledhur vitin e kaluar prej 1 mijë ton, sasia e kapur nga policia nuk është asgjë për trafikantët.

Trafikantët shqiptarë kanë filluar të investojnë lekët e fituara nga biznesi i paligjshëm i drogës në hoteleri dhe pasuri të paluajtshme, agrikulturë dhe kompani në të gjitha sektorët. Vitet e fundit ato janë shtrirë edhe në biznesin e kokainës duke krijuar lidhje të forta në Amerikën Latine.

Në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndikimi i bandave me etni shqiptare në krimin e organizuar, sipas Agjensisë Kombëtare britanike të Krimit. Në Gjermani, raporti mbi kriminalitetin gjatë vitit 2016, dëshmon se të arrestuarit për trafik ndërkombëtar të narkotrafikantëve me etni shqiptare janë rritur me 85,4 për qind.

Në fund të reportazhi përshkruan si forcat e policisë mbërritën në objektiv, prenë bimët e kanabist, bënë fotografi me to në sfond, i dogjën dhe pas 5 orësh u kthyen në shtëpi.

100 polici, gati 18 orë në shërbim. Çdo gjë mbaroi: asnjë e shtënë, asnjë të arrestuar, dhe u shkatërruan të 12 fushat me kanabis. 1785 rrënjë në total. Shefi i Policisë është i lumtur. Një sasi e konsiderueshme bari u shkatërrua.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet

1 Comment

  1. September 08, 12:46 #1 Agim

    E kush i beson Edit,vetem bishtat e komunisteve dhe sahan lepiresat e tij

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *