Fjala e tij nxiti të qeshura, por deputeti i PD-së zbuloi një detaj të panjohur për Anglinë

Fjala e tij nxiti të qeshura, por deputeti i PD-së zbuloi një detaj të panjohur për Anglinë

Deputeti i ri i Partisë Demokratike Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij nga Kuvendi, ka nxitur debat dhe të qeshura në radhë të deputetëve. Por në fakt deputeti i PD-­së, ngriti një sërë shqetësimesh ku ndër to theksoi se politikanëve shqiptarë nuk iu lejohen llogaritë bankare në Angli.

“Kryeministri po na flet se do të bëjë çertifikata online. Unë nuk jam marrë me politikë. Por, ku u zgjodha, pas tre ditësh më komunikuan – jo jo, më morën në telefon nga banka në Angli, në Londër, zoti Kryeministër e më thanë që duhet të mbyllja llogarinë në bankë.

Sipas rregullit në Angli, edhe bankave nuk u lejohet që të hapin llogari bankare për politikanët shqiptarë. Mbase një pjesë prej jush e dinë. Unë nuk kisha llogari bankare, kisha një llogari biznesi.

Kush e di pse-në?! Mesa duket ju njohin mirë. Nuk iu hapin dot asnjë llogari bankare! Imagjinoni si e keni katandisur veten. Lërini shfaqjet”, tha Shehaj./panorama

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *